Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë mesnatës të së mërkurës në Gjakovë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë plumbi.
I njëjti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia po vazhdon ta hetojë rastin.
“Atë që mund t’ju konfirmoj është se rreth orës 01:00 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë plumbi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar”, thotë Elezaj.