Tomë Gashi për Asociacionin: Mëkatet e qeveritarëve të tjerë, Kurti nuk mundet t’i lajë

Avokati Tomë Gashi, ka diskutuar lidhur me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

“Dhe meqenëse se ato mëkatet e viti 2013 dhe 2015 që të tjerët e kanë nënshkruar Asociacion, Albin Kurti nuk po mundet me i heq, sepse janë bërë obligime ndërkombëtare”.

I sigurt deklaroi kështu avokati Tomë Gash në emisionin “FIVE” të Dukagjinit, gjersa po përgjigjej në pyetjen se a do ta implementojë kryeministri Albin Kurti, Asociacionin, draftin e të cilit para pak ditësh ishte i gatshëm ta nënshkruajë, në udhëtimin tij të fundit në Bruksel.

Gashi shtoi se “lojë shumë të mirë diplomatike” është duke e bërë Kurti në dialog, dhe nuk është si qeveritarët e kaluar.

“Unë besoj që duke pasur parasysh këtë situatë, nuk do të kemi Asociacion në këtë formën që po propozohet, por loja diplomatike shumë e mirë e Albin Kurtit që po thotë, nënshkruaj ti të gjitha në pako, jo do të thotë me marr vetëm diçka që po kërkon Serbia, po Serbia nuk po e do as këtë draft të Asociacionin. Ajo po thotë diçka që është nënshkruar, e nënshkrim në dyja anët me qeveritarët e mëhershëm i ka vetëm ato i nënshkru, këto nuk i nënshkru fare dhe nuk do t’i nënshkruajë”, ka thënë Gashi.

Tomë Gashi për draft-statutin e Asociacionit: Nuk po shoh asnjë kompetencë ekzekutive

E, draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i publikuar nga ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, nuk ka kompetenca ekzekutive ka theksuar avokati Gashi.

Avokati Gashi këtë e argumentoi duke thënë se “nuk po shoh asnjë kompetencë ekzekutive” dhe se nuk beson se dikush mund të gjejë diçka në kundërshtim me ligjet e Kosovës në draft-statutin e publikuar nga Ramadni “përveç se dikush mundet me spekulu”.

“Edhe nëse ky është drafti final, që i është dhënë kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, prapë kush e lexon prej nenit të parë deri te neni i fundit, nuk është ai Asociacioni me kompetenca ekzekutive. Dhe gjithçka është në kuadër të administratës së pushtetit lokal.

Për shkak se unë nuk po shoh këtu asnjë kompetencë ekzekutive.

“Ky draft të jetë final prapë do të jetë në kuadër të pushtetit tonë. Dmth të administratës lokale të Republikës së Kosovës. Dhe për vetet këtë çdo përkufizim ka të bëjë më çështjet e pushtetit qendror tonë edhe me pushtetit dhe të drejtat që i kanë komunat. Nuk besoj se dikush mundet me gjet përveç se mundet me spekulu, prej nenit të parë deri në nenin e fundit që ka diçka në kundërshtim me ligjet tona. Për t’i ikur çdo keqkuptim dhe dyshimi, ky draft-statut ose ai i ardhshmi që do të vjen, do të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese dhe pa e dhënë miratimin apo bekim ne mujna me shkru drafte, me i publiku”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika