Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit, ku gjatë ditës së enjte (nesër) pritet të takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.
Siç thuhet në njoftim, Bislimi e Petkoviq pritet të diskutojnë për Marrëveshjen Bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 18 marsit.
“Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit. Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.