Dita e informimit për komunitetet, Kurti i fton në institucionet e sigurisë

Të rinj të komuniteteve kanë shprehur interesim për t’u bërë pjesë e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. Gjatë “Ditës së informimit për komunitetet” në këtë institucion, qëndruan edhe Kryeministri Albin Kurti me dy ministra të tij, nga ku përmendi sukseset e policisë, por edhe përmendi nevojën që komunitetet, të përfaqësohen në institucione të sigurisë

Nga Fushë Kosova, Arditi Shala, e morri rrugën për në Vushtrri.

18 vjeçari që është në përfundim të shkollës së mesme e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij, dhe rruga që bëri këtë të mërkurë, lidhej edhe me synimet e tij për të ardhmen.

Ai sot i është bashkuar Akademisë së Kosovës për Siguri pikërisht në ditën e Informimit për Komunitete, pjesë e njërit prej të cilëve është.

Ëndërr e ka uniformën e ushtrisë, e luftën e ka kundër diskriminimit të tij dhe komuniteteve të tjera.

“Kam ardhë për shkak se kam dashtë me pa kryeministrin e Kosovës, duke treguar disa gjëra rreth komuniteteteve, psh respektin ndaj nesh, po ashtu edhe mosdiskriminimin, moslejimin e diskriminimit të komuniteteve romë, ashkali egjiptasë…. Kam dëshirë me kanë pjesë e forcave të Sigurisë së Kosovës, po ashtu jam edhe në atë drejtim duke vazhdu dhe shpresoj sa më shpejt”, ka thënë Shala.

Thirrjen që pjesëtarët e komuniteteve t’i bashkohen institucioneve të sigurisë, e përcolli edhe kryeministri Kurti, që ishte pjesë e kësaj ngjarjej.

“Në sallë të kësaj akademie ju e keni sloganin ‘Policia janë populli dhe populli është Policia’, e kjo vlen edhe për doganat, shërbimin korrektues, sprovues e të gjithë ata që menaxhojnë situata emergjente andaj është e domosdoshme që të gjitha komunitetet që janë në Kosovë të jenë të përfaqësuar dhe të kontribuojnë në shtetin tonë”, ka thënë Kurti.

Pasi Kurti numëroi sukseset që policia ka arritur gjatë mandatit të tyre, përfshirë shkatërrimin e 100 grupeve kriminale, dhjetëra laboratëve të drotës e arrestimit të afër 4 mijë personave, një mesash për pjesëtarë të komuniteve ka pasur edhe Ministri Xhelal Sveçla.

“Diversiteti është vlerë, andaj jam i lumtur që në Policinë e Kosovës dhe jo vetëm kemi përfaqësim nga të gjitha komunitetet. Në agjencinë e menaxhimit të emergjencave, në inspektorat policor, në agjencinë e regjistrimit civil, në administratë publike, dhe këtu ku jemi mbledhur sot në Akademi. “, ka thënë Sveçla.

Para të rinjëve të interestuar foli edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, që Akademinë e cilësoi si simbol të bashkimit, për një përparim e zhvillim dhe për të ardhmen.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika