I pari i PDK-së, gjatë ditës së mërkurë, është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.
Për këtë takim ka shkruar edhe Lajcak, i cili bëri të ditur se kanë diskutuar për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në dialog.
“Pata një takim të dobishëm me udhëheqësin e PDK-së, Memli Krasniqi, sot në Bruksel. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën e Kosovës”, ka shkruar Lajçak në X.
Had a useful meeting with the leader of @PDKzyrtare @MemliKrasniqi in Brussels today. We spoke about the situation in Kosovo and the importance of progress in the Dialogue for Kosovo’s 🇪🇺 path. pic.twitter.com/7rSSdXCOCT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 15, 2023
Krasniqi më herët njoftoi se në takim ka ka shprehur qëndrimin e tij dhe të PDK-së në lidhje me draftin e propozuar të statutit të Asociacionit, duke theksuar se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe të mos krijohet një nivel i ri i pushtetit me kompetenca ekzekutive.
“Edhe një herë, emisarit Lajçak i ripërsërita qëndrimin tim dhe të PDK-së se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.