Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është takuar me deputetet dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi shqetësimet e të punësuarve dhe kërkesat e arsyeshme të BSPK-së ndërlidhur me gjendjen e të punësuarve në Republikën e Kosovës.
Deputetet dhe deputet e Grupit Parlamentar të LVV-së janë zotuar që proceset e dialogut social të qohen përpara si duhet dhe të bëhen përparime drejt realizimit të kërkesave të arsyeshme të BSPK-së.
Përmes një postimi në Facebook, BSPK-ja ka shkruar se pret që nisma e kësaj dite të vazhdohet edhe më tej deri në arritjen e rezultateve të cilat do të hiqnin shqetësimet reale të të punësuarve.
Sipas BSPK-së, kjo do të plotësonte kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e të cilat janë parashtruar në vazhdimësi e njëherësh, u parashtruan në Protestën e 20 majit.
BSPK: Të enjten do të ketë grevë njëorëshe në institucionet publike