Tuneli i Llogarasë hapet i gjithi, përfundon 70 për qind e betonimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot në rrjetet sociale foto nga puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot në rrjetet sociale foto nga puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në jug të vendit.

Rama është shprehur se në këtë tunel po bëhet betonimi final, e që deri më tani ka arritur rreth 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit.

Kryeministri thekson se, gjithashtu, është hapur tuneli i emergjencës ku po punohet me elementet e sigurisë.

Tuneli pritet të përfundojë plotësisht në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Dhe se tuneli po ndërtohet nga një konsorcium turk dhe pritet të kushtojë rreth 140 milionë euro.

Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Tuneli do të reduktojë kohën e udhëtimit midis zonave bregdetare të Orikumit dhe Palasës në vetëm 7 deri në 10 minuta nga 55 minuta që është aktualisht.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika