Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Portugali, ku bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlos Moedas, përuruan shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza.
Kështu bëri të ditur vetë presidentja përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se kjo shtatore është një urë lidhëse me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe të dashurisë për të tjerët.
Ajo kërkon që kjo statujë të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi.
“Tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës, Portugali! Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlos Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza. Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët. Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi”, shkroi presidentja.