Osmani takon një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar

Në agjendën e Ditës së Presidentit, Osmanit ka mbajtur takim zyrtare me mbështetësit e huaj, ku temë e diskutimit ka qenë progresi i Kosovës dhe mbrojtja e vlerave, të cilat kanë shërbyer si themel i ndërtimit të shtetit të Kosovës

Vjosa Osmani është takuar me një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes dhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në ditën e Presidentit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur një delegacion zyrtarësh nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë diskutimit me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të fuqizimit të demokracisë në Kosovë.

“Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”, ka thënë Presidentja Osmani.

Temë tjetër e diskutimit ka qenë progresi i Kosovës, dhe angazhimi i përbashkët i mbrojtjes së vlerave, të cilat kanë shërbyer si themel i ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Në nder të Ditës së Presidentit, Osmani ka vendosur lule te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me “Urdhrin e Lirisë”, Presidentja Osmani ka dekoruar Jim Xhema dhe Christopher Hyland.

Në ditën e presidentit, Vjosa Osmani përkujton Ibrahim Rugovën

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika