Arrestohet një person, dyshohet për “vjedhje të rëndë” në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për vjedhje të rëndë në xhami në Suharekë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” në një xhami në qytetin e Suharekës.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit të PK-së, tek i dyshuari nga Shiroka e Suharekës kanë sekuestruar paratë e vjedhura në xhami, rreth 500 euro.

“Tek i dyshuari (A. T. 31 vjeçar nga Shiroka e Suharekës) janë gjet edhe dëshmitë, parat e vjedhur në xhami , rreth 500 euro. Mjetet (parat ) e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshimti me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika