Komuna e Prishtinës ka thënë se NP “Pastrimi” është tashmë në terren dhe se deri pas orës 16:00, qendra do të pastrohet në tërësi.
Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Prishtinës ka thënë se ka gjetur një zgjidhje mbi pakënaqësitë e qytetarëve ndaj grumbullimit të mbeturinave.
Të enjten e 24 majit, kontejnerët e mbeturinave kanë qenë të stërmbushur në rrugët e Prishtinës, për shkak të mosmbledhjes së tyre. Kjo, sepse sipas kompanisë “Pastrimi”, nuk kishin hapësirë se ku t’i zbraznin kamionët për shkak të mbylljes së Deponisë së Grumbullimit të Mbeturinave në Mirash.
Një reagim kishte ardhur mëngjesin e sotëm edhe nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina.
“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëjë zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, kishte shkruar ai në Twitter.
Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë 'Pastrimi' të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave. pic.twitter.com/ctWQX8qQB7
— Alban Zogaj (@albanzogaj) May 24, 2022
Nis pastrimi i kontejnerëve të stërmbushur me mbeturina në Prishtinë