Policia Kufitare e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një rimorkio të ngarkuar me pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike.
Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar mbi aksionin e 23 dhe 24 majit. Në një makinë të improvizuar për rimorkio, Policia e Kosovës ka pranuar se mbrëmë ka gjetur një veturë me mallra të kontrabanduara në fshatin Kormonjan.
Në konsultim me prokurorin, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe, njëherësh ka iniciuar rastin si ”Kontrabandim me mallra”.
Të enjten e 24 majit rreth orës 11:30, njësia policore nga Sektori për Operativë, të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu”, ka ndaluar automjetin ‘VW Caddy’ në vendin e quajtur Srbovac, komuna e Zveqanit, i cili ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në Terminalin Doganor.