“Burdushi” dërgohet në vuajtje të dënimit me burgim

Hysri Peqani, i njohur si "Burdushi", është dërguar në vuajtje të dënimit në burg. Mbrojtësi i tij, avokati Feim Alaj, konfirmoi se Policia e ka marrë dhe e ka dërguar në burg të akuzuarin, megjithëse ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Pasi Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, edhe për herë të dytë i ishte refuzuar kërkesa për shtyrje e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim (nga Gjykata Themelore dhe më pastaj edhe nga  Gjykata e Apelit), është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i Burdushit, avokati Feim Alaj.

“Përmes urdhëresës së gjykatës, Policia ka shkuar në shtëpi dhe e ka marrë të akuzuarin Burdushi për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burgim”, tha Alaj.

Avokati Alaj shtoi se Burdushi është marrë për t’u dërguar në burg në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” gjatë ditës ka kontaktuar me Shaban Kamberajn nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, i cili tha se deri në atë kohë nuk është lajmëruar aty. Kurse, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) në Prishtinë nuk janë përgjigjur.

Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes aktvendimit të 27 tetorit 2023, kishte refuzuar kërkesën e “Burdushit”, duke e obliguar të njëjtin që të paraqitet të nesërmen në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të filluar me mbajtjen e dënimit me burgim. Ndaj këtij vendimi, përmes avokatit Durim Osmani, “Burdushi” më 31 tetor 2023 kishte parashtruar ankesë për në Gjykatën e Apelit, me kërkesën që të prishet vendimi i Themelores dhe çështja të kthehet në rivendosje.

Por, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar dhe e ka vërtetuar vendimin e Themelores me arsyetimin se nga raportet mjekësore nuk është vërtetuar se “Burdushi vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë dhe se në rast komplikimi mund të marrë kujdesin e duhur edhe gjatë qëndrimit në burg.

Ndaj “Burdushit” ishte refuzuar edhe kërkesa e parë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim edhe nga Themelorja, por edhe nga ajo e Apelit, duke kërkuar që i njëjti të paraqitet për vuajthe të dënimit me burgim prej 4 vite e 6 muaj. Mirëpo “Burdushi” përkundër këtyre vendimeve përmes mbrojtësve, kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për në Gjykatës Supreme, me kërkesë për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burgim.

Ndërkohë, Supremja kishte konstatuar raportimet e “Betimi për Drejtësi” se nuk ka mjet të jashtëzakonshëm juridik ndaj vendimi të Apelit për shtyrje të vuajte të dënimit me burgim.

“Burdushi” më 10 janar 2023 ishte dënuar nga Themelorja me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe me 42 mijë euro gjobë për shkak të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. Ky vendim ishte vërtetuar edhe nga Apeli, por edhe nga Supremja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika