Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sabina Ćudić.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional, dhe për potencialin e këtij bashkëpunimi për qytetarët e të dyja vendeve.
“Diskutuan për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për potencialin e këtij bashkëpunimi për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe për situatën në rajon në këtë kohë të krizave të shumëfishta në kontinentin tonë evropian dhe në botë”, ka njoftuar Kryeministria.
Në takim është theksuar edhe nevoja e udhëtimit të lirë ndërmjet dy vendeve, e që “marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në kuadër të Procesit të Berlinit, më së miri e adreson, si hap i rëndësishëm i përafrimit dhe rritjes së shkëmbimit ndërmjet shtetasve të Kosovës dhe Bonjës dhe Hercegovinës”.
Kryeministri Albin Kurti e ka përgëzuar deputeten Ćudić për qëndrimet e saj, e ka falënderuar për vizitën dhe i ka ofruar asaj bashkëpunim të mëtejmë.