Haziri: BE-ja ka pritur më shumë se një vjet nga Kosova për të shkruar një draft-statut për Asociacionin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Bashkimi Evropian ka pritur më shumë se një vjet nga Qeveria e Kosovës për të shkruar një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Bashkimi Evropian ka pritur më shumë se një vjet nga Kosova dhe Qeveria e Kosovës që ta shkruajë një draft-statut për Asociacionin, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se kjo nuk është bërë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pastaj është bërë një propozim tjetër.

Sipas deklaratave të Hazirit në “Debat Plus”, propozimi tjetër për shkrimin e draft-statutit duhet të bëhej nga një grup ekspertësh të përbërë nga tre përfaqësues kosovarë, tre evropianë dhe tre serbë për të përpiluar këtë draft. Megjithatë, edhe kjo përpjekje ka dështuar.

“BE-ja ka pritur me muaj të tërë që Kosova nuk po e merr autorësinë. Ka pritur më shumë se një vjet Kosova ta shkruajë draftin. Nuk është shkruar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kosovës i është bërë propozimi i dytë, tre puls tre, plus tre. Tre ekspertë të Kosovës, tre evropianë dhe tre serbë me u ulë me bo punu bashkë draftin me ndërmjetimin e BE-së, edhe kjo nuk është pranuar… Është dërguar dy drafte përmes emisarëve, një i Ramës, edhe kjo nuk ka funksionuar, dhe ka dalë kjo e fundit që BE-ja e ka marrë autorësinë”, ka thënë Haziri në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika