Kryeministri Albin Kurti ka thënë se diaspora e Kosovës e ka pasuruar vendin tonë në mënyra të ndryshme.
Kurti ka shprehur nderimin e tij për inaugurimin e Forumit “Ulpiana”, duke e cilësuar si një iniciativë të rëndësishme që eksploron bashkëpunimin inovativ mes qeverisë dhe diasporës.
“Diaspora e Kosovës e ka pasuruar vendin tonë në mënyra të panumërta: avokimi kundër gjenocidit, sigurimi i mbështetjes financiare, shkëmbimi i aftësive të tyre të gjera etj. I nderuar për inaugurimin Forumit ‘Ulpiana’, i pari i këtij lloji, duke eksploruar bashkëpunimin inovativ qeveri-diasporë”, ka shkruar Kurti në X.
🇽🇰's diaspora has enriched our country in innumerable ways: advocating against genocide, providing financial support, sharing their extensive skills etc. Honored to launch the inaugural @UlpianaForum, the first of its kind, exploring innovative government-diaspora collaboration. pic.twitter.com/wbLJpF8wBT
— Albin Kurti (@albinkurti) November 16, 2023
Kurti, gjatë fjalimit të tij, ishte cak i një aksioni simbolik të aktivistëve të PSD-së.
Ata ia ndërprenë fjalimin Kurtit, duke ia lëshuar në zmadhues disa deklarime të tij ku e mohonte Asociacionin ose “Zajednicën”. Gjithashtu, gjatë fjalimit të Kurt,i aktivistja e PSD-, Donjeta Demolli, po mbante një parullë ku shkruante “Pe do pushtetin, pe bën Zajednicën”.