Tahiri për asamblistët komunal: Me ligjin e ri, nuk janë të detyruar ta deklarojnë pasurinë

Besnik Tahiri ka bërë të ditur se asamblistët komunalë nuk do të jenë të detyruar që ta deklarojnë pasurinë.

Përmes një postimi në Facebook, Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se me Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, tashmë asamblistët komunalë nuk do të jenë të detyruar që ta deklarojnë pasurinë.

“Sot përfunduan punimet e Grupit Punues për pakon e ligjeve antikorrupsion, respektivisht Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit për Deklarimin, Kontrollin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Dhurata”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka thënë se edhe deklarimi do të bëhet në formë elektronike, duke lehtësuar dukshëm deklarimin dhe kontrollin.

“Asamblistët komunalë nuk kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë. Do të ketë kontroll të plotë të deklarimeve periodikisht, varësisht prej pozitës së zyrtarit publik. Do të rritet transparenca, me ç‘rast deklarimet e të gjitha subjekteve deklaruese do të bëhen publik”, ka shtuar ai.

Tahiri ka theksuar se me ligjin e ri, Agjencia kundër Korrupsion do të ketë kompetenca gjobëvënëse.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh, kryeson Grupin Punues për pakon e ligjeve antikorrupsion.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika