Mbyllet për publikun seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte, Zoran Vukotiq

Është mbyllur për publikun seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte, Zoran Vukotiq. Sipas gjyqtares së rastit, shkak i mbylljes së seancës është mbrojtja e jetës dhe e të dhënave personale të së dëmtuarës

Fotografi ilustruese

Ka filluar një proces tjetër gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarit për krime lufte, Zoran Vukotiq.

Por, gjykimi është mbyllur për publikun.

Gjykatësja e rastit, Violeta Namani, ka thënë se shkak i mbylljes së seancës është mbrojtja e jetës dhe e të dhënave personale të së dëmtuarës në këtë rast.

Paraprakisht, propozimin për mbyllje të këtij gjykimi për publikun e ka bërë prokurorja speciale, Drita Hajdari, pasi, sipas saj, në rast se gjykimi mbahet i hapur për publikun, krijohen pasoja të pariparueshme për të dëmtuarën.

“.. rasti është mjaft sensitiv, ju e dini që në këtë lëndë ekziston edhe masa mbrojtëse me të cilën është ndaluar gjykimi publik, respektivisht është urdhëruar gjykimi jopublik. Arsyeja për këtë është mbrojtja e integritet të viktimës së dhunimit dhe me zbulimin e identitet të saj ishin shkaktuar pasoja të pariparueshme për personalitet dhe jetën e saj, kështu që kërkoj që ky gjykim të mbahet pa prezencën e publikut”, ka thënë prokurorja Hajdari.

Ky propozim nuk u kundërshtua nga mbrojtësi i Vukotiqit, avokati Lujubomir Pantoviq. Kurse, vetë Vukotiq ka thënë se për të është njëjtë, pasi në fund të procesit sërish dihet verdikti i gjykatës, duke u bërë publik i njëjti, raporton Betimi për Drejtësi.

Në fillim të seancës, gjykatësja Namani ka bërë të ditur se aktakuza ndaj Vukotiqit është ngritur më 4 tetor 2023, i cili ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe aktualisht i emëruar si krim kundër njerëzimit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika