Vitia: Buxheti i vitit 2024, më i larti që i dedikohet shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se buxheti i vitit 2024 për shëndetësin është buxheti më i lartë që i dedikohet Shëndetësisë, që nga paslufta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se buxheti i vitit 2024 për shëndetësinë është buxheti më i lartë që i dedikohet Shëndetësisë që nga paslufta.

Përmes një postimi të tij në Facebook, Vitia ka potencuar se në vitin 2019 buxheti për shëndetësi ishte 233 milionë, ndërsa ai vitit 2024 do të jetë mbi 345 milionë euro.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte, pas një debati që ka zgjatur që nga mëngjesi, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, me 62 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim.

Megjithatë, deputetët e opozitës kanë refuzuar të marrin pjesë në votim dhe kanë lëshuar sallën në shenjë proteste.

Buxheti, tashmë i miratuar për vitin e ardhshëm, arrin në një shifër prej mbi 3.3 miliardë euro – nga 3.2 miliardë sa ishte në këtë vit.

Nga ky total, mbi 1 miliard euro parashikohen për subvencione dhe transfere, 850 milionë euro për shpenzime kapitale, 800 milionë euro për paga dhe shtesa, ndërsa afro 500 milionë euro do të shkojnë për blerjen e mallrave dhe shërbimeve.

Kujtojmë se Projektligji është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika