Gjykata Speciale sot ka bastisur banesën e ish-komandantit të Brigadës 122, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vllaznim Kryeziut.
Gjatë bastisjes, atij i është konfiskuar një telefon mobil.
Kështu ka njoftuar familjari i tij, Andin Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook.
“Vazhdojnë bastisjet e Gjykatës Speciale ndaj çlirimtarëve! Sot më datë 17.11.2023, Gjykata Speciale e Hagës bastisi banesën e ish-Komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, ku me ç’rast iu konfiskua telefoni mobil”, ka shkruar ai.