Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar një polic.
Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se sulmin ndaj policit ka ndodhur pasi i dyshuari është dorëzuar në stacion policor pasi ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion të policisë pasi që ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, i njëjti në stacion sulmon fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.