Për dhjetë muaj mbi 5 mijë vjedhje – ekspertët e lidhin me kushtet socio-ekonomike

Siç ka bërë të ditur policia në periudhën janar-tetor 2023, kanë ndodhur 3 mijë e 502 vjedhje, 2 mijë e 223 vjedhje të rënda si dhe 13 vjedhje grabitqare

Gjatë dhjetë muajve të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, janë regjistruar mbi pesë mijë vjedhje.

Sipas Policisë, në periudhën janar-tetor 2023, kanë ndodhur 3 mijë e 502 vjedhje, 2 mijë e 223 vjedhje të rënda si dhe 13 vjedhje grabitqare.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se numri i vjedhjeve është bërë shqetësues pasi sipas tij këto vjedhje janë duke ndodhur si shkak i situatës ekonomike në vend si dhe shtimi i numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike, raporton EO.

“Ky numër është shqetësues por vlen të theksohet se edhe më herët ka qenë shqetësues. Si shembull konkret se sa shqetësuese është ne e kemi rastin në Ferizaj, kur ndodhi plaçkitja atje dhe e pame se për çka janë në gjendje të bëjnë këta grabitës, ose këta kriminel. Duke i parë edhe statistikat e përdorimit të substancave narkotike, delikuentet bëjnë çdo gjë që të arrijnë deri të ajo drogë ose substancat tjera narkotike dhe për këtë janë në gjendje që të plaçkitin dhe të bëjnë vjedhje të rënda, pa i menduar pasojat. Definitivisht se kjo ka të bëjnë edhe me situatën ekonomike”, tha ai.

Ndërsa njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, tha se numri kaq i madh i vjedhjeve është duke ndodhur për shkak se Policia është më shumë e fokusuar në pjesën veriore të vendit, e për këtë ai ka thënë se kriminelët po i shfrytëzojnë këto raste.

“Tani në situatën në të cilën po jetojmë edhe problemet që po paraqiten sidomos situatat konfliktuoze që munden me ardhë deri tek një luftë në mes të Serbisë dhe Kosovës, krejt opinioni është i orientuar për këtë çështje të mbrojtjes se sovranitetit të Kosovës. Dhe në këtë situatë gjithsecili mundohet me i shfrytëzu situatat e veta edhe kjo strukturë e këtyre njerëzve që merren me krime janë permanent edhe ecin në hap me kohën sepse shfrytëzojnë kohën. Tash me një numër të madh të policisë i kemi të orientuar edhe i kemi dërguar atje në mbrojtjen e sovranitetin në pjesën e veriut”, vijoi ai.

Ai tha se për këtë një kritikë të madhe duhet që t’i drejtohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi sipas tij, ajo duhet që të jetë vigjilente që të ruajë rendin dhe qetësinë brenda krejt territorit të Kosovës.

“Është një kritikë e madhe që duhet me ja drejtu Ministrisë së Punëve të Brendshme, pavarësisht se e kemi situatën siç e kemi. Ministria duhet që të jetë vigjilente që të ruajë rendin dhe qetësin brenda krejt territorit të Kosovës. Luftimin e krimit duhet të bëhet në mënyrë permanente, në ato pjesë që ndodh më shpesh ato vepra duhet edhe me u përgjigj. Nga ana e policisë kërkohet që non-stop të është i mbuluar tereni sidomos në ato vende ku shpesh herë përsëriten. Normal që gjithë ndërlidhet me shkaqet ekonomike, institucionet e sigurisë në mënyrë permanente ti përcjellin këto, t’i kenë me vigjilent detyrat e tyre”, theksoi ai./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika