KFOR-i ka nisur hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë drogë

Misioni Paqeruajtës i NATO-së në Kosovë (KFOR) ka nisur një hetim pas publikimit të një videoje në media, ku pretendohet se ushtarë të KFOR-it janë përfshirë në blerjen e kokainës. Një video e cila ka qarkulluar së fundi, e ka dokumentuar një shpërndarës droge duke i ofruar naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë disa herë nga një ushtar armen i KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës në këmbim të kokainës

Misioni Paqeruajtës i NATO-së në Kosovë (KFOR) ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet e një videoje të publikuar në media, përmes së cilës pretendohet se ushtarë të KFOR-it blejnë drogë, saktësisht kokainë.

Në videon e publikuar nga “Syri.net”, një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it ka arritur të dokumentojë gjithçka përmes pamjeve.

Sipas videos, shpërndarësi e takon disa herë ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës, i cili i jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës.

Në një përgjigje për Telegrafin, KFOR-i ka thënë se për raportimet e mediave në fjalë, KFOR-i ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet.

“NATO-ja e mban të gjithë personelin e saj me standardet më të larta profesionale dhe etike dhe respekti për sundimin e ligjit është parësor”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it, për Telegrafin.

Më tej thuhet se “KFOR-i vazhdon të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme misionin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika