“Kosova në NATO, është zgjidhja tani, agresioni rus ndaj Ukrainës e konfirmon këtë”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Më tej ai ka u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të bashkohen për ta mbajtur situatën e sigurisë nënkontroll.
“Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi”, ka shkruar Haradinaj.
Por si zgjidhje të kësaj krize Haradianja e sheh “anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë” i Kosovës në NATO “është zgjidhja”.
“KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in”, ka përfunduar Haradinaj.