Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ po diskutohet rreth situatës së fundit të futbollistit, Edon Zhegrova, te Kombëtarja e Kosovës.
Teksa, debat i ashpër është zhvilluar mes trajnerëve dhe analistëve, Liridon Leci dhe Faruk Statovci.
”Kush i paska thonë Zhegrovës nëse s’vjen me Izraelin, s’vjen me ato dyjat,” pyeti Leci.
“Thirre Zhegrovën, a e ki numrin vete,” u përgjigj Statovci.
Leci u kundërpërgjigj duke i kërkuar Statovcit të mos bëhet injorant.
“Mos u bo kaq injorant. Mos e ul nivelin e debatit palidhje,” tha ai.
Ndërsa, Statovci pretendoi që është nivel më i lartë se Leci.
”Ti pom kallxon për nivel të debatit a? Me qenë nivel me mu duhesh shkallë me kalu ti, në të gjitha aspektet. Rri këqyre punën tënde,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.