Qerimi ka thënë se gjatë kohës kur Daku ishte pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, kishte mbetur pa biletë në ndeshjen e Kosovës A ndaj Anglisë, e cila ishte zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
”Ironikisht ditën e djeshme Facebook më kujtoi që e kemi parë bashkë ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ka qenë pjesë e U-21 atëherë, unë mendoj që nuk është në rregull që një lojtar që bënë pjesë në U-21 dhe pritet të hyjë në Kombëtaren A, të mbetet pa biletë. Domethënë nuk kanë qenë në gjendje as biletë t’i japin,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.
Ndryshe, Daku pasi kishte pritur një kohë të gjatë për ftesën e ‘Dardanëve’, para pak muajsh ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.