Ka përfunduar ndeshja mes Helvetikëve dhe Dardanëve në Basel të Zvicrës me rezultat perëndoi 1 me 1.
E për kryeministrin, Albin Kurti, edhe pse Kosova ishte pa lojtarët kryesorë kundër një ekipi që është në mesin e 15 kombëtareve më të mira në futbollit në botë, prapë e ka gjetur mënyrë për të na gëzuar.
“Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë. Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026. Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”, ka shkruar Kurti në Facebook.