Zhvillimet e fundit mes futbollistit, Edon Zhegrova dhe përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, ngjallën interes të madh në opinionin futbolldashës.
Zhegrova reagoi ashpër pasi nuk u ftua për ndeshjet e muajit nëntor. Ai tha se ka njerëz brenda Kombëtares qe vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare.
Teksa, Gliha fillimisht potencoi se nuk ka qenë vendim i tij për mosftesën e 24-vjeçarit, por i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndërkaq, pas ndeshjes me Zvicrën tekniku slloven tha se Zhegrova po gënjen sepse sipas tij ai nuk dëshiron të luajë për Kombëtaren.
E pas deklaratave të ashpra në distancë, se kush po mendoni se po e thotë të vërtetën, mund të përgjigjeni në sondazhin e emisionit ‘Dueli Sportiv’.
Rezultati i sondazhit do të publikohet sonte gjatë emisionit më të shikuar të sportit në vendin tonë.
Më poshtë mund të zgjedhni njërën nga opsionet.