Ish-krynegociatorja Edita Tahiri e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk kanë strategji në udhëheqje, por vetëm po raporton për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Sipas Tahirit, Qeveria po ulet në tavolinën e dialogut pa u ndëshkuar Serbia.
“Qeveria jonë nuk udhëheq, por vetëm raporton (për sulmin ne Banjske). Asnjë strategji nuk ka, madje BE bëri një veprim hoqi ndërmjetësit dhe vuri tre liderë evropianë; Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë javë Qeveria merr pjesë në Dialog pa u ndëshkua Serbia”, ka shkruar Tahiri në Facebook.