Tomë Gashi nuk lejohet të marrë pjesë në intervistimin e Haxhiut, kritikon prokurorin 

Avokati, Tomë Gashi nuk është lejuar të marrë pjesë në intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga Prokuroria Speciale për rastin Dehari

Avokati Tomë Gashi nuk është lejuar të marrë pjesë në intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin Dehari, pas deklaratave të bëra në rrjetet sociale se ekzistojnë prova që Astrit Dehari është vrarë.

Ai ka thënë se Prokuroria padrejtësisht nuk e ka lejuar atë të marrë pjesë në intervistim, përkundër që, sipas tij, kërkesën e ka bërë me kohë.

Gashi ka theksuar se prokurori i rastit, Afrim Shefkiu, nuk të drejtë të vazhdojë me intervistime.

“Hetuesit policorë u sollën shumë mirë, mirëpo më thanë që me kërkesë të prokurorit të rastit, nuk më lejohet pjesëmarrja. Ne si familje kemi kërkuar përjashtimin e këtij prokurori dhe ky prokuror nuk ka të drejtë që të vazhdojë me intervistim të personave”, ka thënë në  Gashi para mediave.

Edhe në Facebook, Gashi e ka kritikuar Prokurorinë, duke e cilësuar si selektive, ndërsa ka vazhduar kritikat për prokurorin e rastit.

“Edhe një kërkesë për Prokurorinë, për lejimin e pjesëmarrjes time me rastin e dhënies së deklaratës së ministres së Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, në rastin e vrasjes se Astrit Deharit. Prokuroria, për arsye të panjohura, vepron në mënyrë selektive – herë duke lejuar e herë duke mos lejuar pjesëmarrjen time në intervistimin e dëshmitarëve në këtë rast.

Arsyet mund t’i dijë vetëm prokurori i rastit, ndërsa ne mund vetëm të spekulojmë se për çfarë arsye prokurori po e le të painformuar familjen Dehari në rastin e vrasjes së djalit të tyre!”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika