Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për mungesë të transparencës në dialog.
Tahiri ka thënë se Kuvendi i Kosovës është injoruar nga Kurti dhe është në terr informativ, kështu, sipas tij, kjo e dëmton Kosovën, por edhe vetë Kurtin.
“Kosova në dy vjet e gjysmë ka qenë peng i procesit të dialogut, Vetëvendosja si subjekt, kauzën e vet kryesore ka pasur jo negociata, dhe në fakt për dy vjet e gjysmë ka qëndruar vetëm në negociata. Fatkeqësisht, Parlamenti është i injoruar, jemi në terr informativ, dhe kjo e dëmton Kosovën dhe vetë zotin Kurti”, ka thënë tahiri.
Gjithashtu, Tahiri tha se me kërkesë të partive opozitare, të enjten do të diskutohet për Raportin e Komisionit Evropian (KE), duke theksuar se është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky Raport.