Tahiri: Kurti me vendim politik e la të ikte Radojçiqin nga Banjska

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se Kurti duhet t’i tregojë qytetarëve se pse sipas tij e ka lënë të ikte Radojçiqin nga vendi i ngjarjes, në Manastirin e Banjskës

Abelard Tahiri, PDK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas PDK-së, e ka lënë të ikte nga Banjska e Zveçanit, kriminelin Millan Radojçiq, më 24 shtator.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, tha se Kurti duhet t’i tregojë qytetarëve se pse, sipas tij, e ka lënë të ikte Radojçiqin nga vendi i ngjarjes në Manastirin e Banjskës.

Tahiri tha se Kurti me vendim politik ka dhënë urdhër që Radojçiq të lejohet të largohet nga manastiri.

“Sa i përket deklaratës së kryeministrit, mendoj që ai duhet t’i përgjigjet një pyetje qytetarëve. Në kohë reale më 24 shtator, nga pamjet që janë siguruar nga droni, ata kanë parë Radoiçiqin në Manastirin e Banjskës, në kohë reale është parë, pra pse është lënë të ikë një person që tashmë përbënte kërcënim serioz për vendin tonë. Kishte organizuR akt terrorist, kishte fletarrestim nga institucionet e Kosovës, nga prokuroria në këtë rast. Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale, ai atë ditë nuk do të duhej me u lejua me ikë, është dashur të kapej nga Policia e Kosovës dhe me u sjellë para organeve të drejtësisë. Para se me na tregu kryeministri i Kosovës se cka po bën Radojciqi në Rashkë, mirë është me na tregu pse e la me ikë Radojciqin me ikë. Në kohë reale janë parë pamjet, neve na u kanë prezantuar pas tre dite. Ajo ka qenë e turpshme, krejt cka ndodh që një vendim politik i kryeministrit parandalon që Policia jonë ta vërë në pranga dhe ta sjellë në Prishtinë”, tha ai.

Ai këto deklarime i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku theksoi se si grup parlamentar kanë kërkuar që këtë të enjte në seancë të Kuvendit të jetë për diskutim raporti i BE-së për Kosovën.

“Kërkuam të enjten të jetë për diskutim raporti për Kosovën që përgatitet nga BE për gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe ato të cilat janë kandidate për BE. Diskutimi i gjetjeve dhe të arriturave konsideroj se është e rëndësishme. Si parlament të japim kontributin për përmirësimin e gjetjeve për vitin që lamë pas dhe të jemi sa më unik me çështjet e integrimit evropian. Ky raport ka gjetur një numër të madh të shkeljeve në fusha të ndryshme, si në fushën e sundimit të ligjit, në shëndetësi, arsim e të tjera. Është e rëndësishme që ky raport të diskutohet”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika