Haxhiu për rastin Dehari: Po ta dija emrin e kryesit, s’do të prisja ftesë nga prokurori për ta thënë

"Po të kisha emrin e kryesit, nuk do e kisha pritur ftesën e tij për ta thënë. Është puna e tij, prokuror të bëjë hetime, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve, unë smund ta bëjë këtë nuk jam prokurore, madje shpesh më thonë nuk je as prokurore as gjyqtare", ka deklaruar Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me ftesën për intervistim nga Prokuroria Speciale për vdekjen e Astrit Deharit, ka thënë se po ta dinte emrin e kryesit, nuk do të priste ftesë nga prokurori special, Afrim Shefkiu, por do ta thoshte shumë më herët.

“Po të kisha emrin e kryesit, nuk do ta kisha pritur ftesën e tij për ta thënë. Është puna e tij si prokuror të bëjë hetime, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve, unë s’mund ta bëjë këtë, nuk jam prokurore, madje shpesh më thonë nuk je as prokurore as gjyqtare”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë tutje se për rastin Dehari duhen hetime të mirëfillta, duke thënë se prokurori Shefkiu po e trajton me arrogancë këtë rast.

“Nuk është bërë asgjë në zbardhje të vërtetës, prokurori Shefkiu përveçse ka trajtuar, e ka trajtuar me arrogancë, nuk iu përgjigj avokatit të familjes për hetimet e mëtutjeshme”, ka vijuar ajo.

Ajo ka theksuar se do t’i qëndrojë deklaratës së saj për këtë rast dhe do të përgjigjet njësoj saherë të ftohet nga Prokuroria.

Sipas saj, prokurori nuk ka treguar të njëjtin zell për deklaratat që janë thënë më herët nga aktorë të tjerë.

Ministrja Haxhiu ka potencuar se në pyetje është dashur të merren edhe ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha dhe ish-drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi.

“A ka reaguar njësoj prokurori special ndaj deklaratave të shtetit që kishin thënë se Dehari ishte vetëvrarë. Një sërë episodesh janë zhvilluar gjatë 7 viteve, prokurori nuk ka treguar të njëjtin zell. Nëse nuk mund të dihet kush kanë qenë urdhërdhënësit, është dashur të merren me ata që nuk kanë kryer përgjegjësitë, që kanë bërë veprime të kundërligjshme, detyrë e prokurorit është të zbulojë këtë. Prej vdekjes së tij nuk janë zhvilluar hetime të mirëfillta. Deklaratat kundërthënëse nga Syl Hoxha dhe Nexhmi Krasniqi që Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje, a janë marrë në pyetje? Pra, i kemi dy autoritete, një nga Prokuroria dhe një nga Policia që kanë tentuar ta deformojnë drejtësinë. Publikimi i video-incizimeve a ka pasur ndonjë hetim ose marrje në pyetje se kush i ka nxjerrë kamerat pa autorizim. Kjo është një provë, çfarë ka bërë Prokuroria”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka listuar edhe disa deklarata e prova, që sipas saj nuk janë hetuar dhe trajtuar në mënyrë të duhur.

Haxhiu ka thënë se mostrat e Deharit janë zhdukur në prag të zgjedhjes së drejtorit të ri të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Ne kemi pezulluar procesin sepse lënda është në Prokurorinë Speciale. Sipas informacioneve, disa nga mostrat janë gjetur, por nuk mund t’i bëjë publike se cilat janë ato. Unë kam folur një orë e gjysmë”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika