Haxhiu s’ia ndal kritikat prokurorit në rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar prokurorin special Afrim Shefkiu në rastin e Astrit Deharit. Pas intervistimit të saj nga hetuesit policorë me ftesë të Prokurorisë Speciale, Haxhiu ka shprehur bindjen se Shefkiu po pengon zbardhjen e rastit dhe ka thënë se duhet të largohet nga çështja dhe t'i lë vendin një prokurori tjetër

Haxhiu s'ia ndal kritikat prokurorit në rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë , Albulena Haxhiu, në një konferencë për media pas intervistimit të saj nge hetuesit policorë me ftesë të Prokurorisë Speciale, ka kritikuar, Afrim Shefkiun, prokurorin special në rastin e Astrit Deharit.

Ajo ka thënë se prokurori Shefkiu po e mban peng zbardhjen e rastit Dehari, dhe i njëjti sipas saj, duhet ta kalojë rastin te ndonjë prokuror tjetër.

Haxhiu ka mbështetur deklaratat e prindërve të Astirit Dehari, të cilët kanë kanë kërkuar largimin e prokurorit përgjegjës, Shefkiu në çështjen e hetimeve të vdekjes së djalit të tyre.

“Veprimet arrogante të prokurorit nuk i kuptoj… Kërkesa e familjes është të ndërrohet prokurori tash e sa kohë, dhe pse nuk ka lënë vijë në drejtim të drejtësisë. Prandaj, mbështesim deklaratat e familjes, prandaj nëse prokurori nuk di, nuk mund apo ka ndonjë arsye tjetër, më mirë është të thotë që këtë lëndë ta kalojë në duart e prokurorëve të tjerë apo të një prokurori tjetër”, ka thënë  Haxhiu.

Sipas Haxhiut, prokurori Shefiku nuk është marrë me ata “që nuk s’e kanë kryer detyrën si duhet, e ata mund të jenë nxitur e shtyrë nga dikush”.

“Nëse tani s’mund të dihen urdhërdhënësit apo ekzekutorët, prokurorët është dashur të merren me ata që s’e kanë kryer detyrën si duhet, e ata mund të jenë nxitur e shtyrë nga dikush. Drejtësi paralele s’mund të bëjmë. Prokurori të dijë që provë s’është vetëm emri i përveçëm i personit të dyshuar për veprën penale, por gjithçka që çon te e vërteta”, ka thënë Haxhiu.

Duke e quajtur arrogant, Haxhiu ka theksuar se do t’i përgjigjet ftesave të Shefkiut për intervistim çdoherë.

“Prokurori Shefkiu me arrogancë po u përgjigjet atyre që po duan drejtësi për rastin Dehari. Shefkiu me arrogancë reagon edhe ndaj familjes Dehari e ndaj meje. Le të më ftojë sërish për të dëshmuar. Do t’i përgjigjem gjithmonë“, ka thënë ndër të tjera ministrja e Drejtësisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika