Prezantohen provat kryesore për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt është mbajtur shqyrtimi i radhës gjyqësor për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj. Në seancën e së martës janë prezantuar provat kryesore, në bazë të së cilave i akuzuari Naser Pajazitaj në dy raste ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Në pamjet e kamerave të sigurisë, në ditën kur ishte rrëmbyer Donjeta, shihet vetura e Naser Pajazitaj teksa kalon në rrugën kryesore të fshatit

7 vjet pas ngjarjes që tronditi Kosovën, akoma nuk dihet me saktësi se si ndodhi dhe cilat ishin motivet.

I akuzuari kryesor është kushëriri i Donjetës, Naser Pajazitaj.

Ai ishte prezent edhe në shqyrtimin gjyqësor të së martës.

Trupi gjykues nuk ka lejuar që mediat të xhirojnë pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat janë disa prej provave kryesore, në bazë të së cilave Naser Pajazitaj në dy raste ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Në vazhdimin e rigjykimit të katërt, trupi gjykues nuk lejoi xhirimin për shkak se në pamje shihen edhe persona të cilët nuk kanë të bëjnë me rastin.

Kjo e acaroi vëllaun e Donjetës, Shkëlqim Pajazitajn, i cili është ankuar se nuk i posedon pamjet që u transmetuan në Gjykatë.

Mirëpo atë e kundërshton prokurorja e rastit Valbona Dishaj Haxhosaj.

Për shkak të prezantimit të provave, e gjithë pjesa tjetër e seancës nuk është lejuar të inçizohet.

E përgjatë kësaj kohe trupi gjykues prezantoi disa video-materiale të kamerave të sigurisë.

Këto kamera ishin të vendosura në dy shtëpi skaj rrugës që nga Deçani dërgon për në fshatin Strellc.

E në dy rastet, në kohën kritike kur dyshohet të ketë ndodhur fillimi i ngjarjes tragjike për Donjeta Pajazitjan, shihet teksa kalon vetura Jeep e të akuzuarit Naser Pajazitaj.

Madje, në njërën prej pamjeve shihet vetura teksa ndalet dhe më pas vazhdon lëvizjen në shpejtësi më të madhe.

Këtë në procesverbal e konstatoi edhe gjyqtari Ibrahim Idrizi.

Me këtë konstatim të trupit gjykues nuk u pajtua avokati i Naser Pajazitajt, Gëzim Kollçaku.

E përveç materialeve nga kamerat e sigurisë, me kërkesë të prokurores Disha Haxhosaj është lëshuar edhe një video tjetër, ku Naser Pajazitaj shihet teksa shtien në ajër me revole.

Prokurorja Haxhosaj pretendon se ka dyshime se me atë revole është kryer edhe vrasja e Donjeta Pajazitaj.

Prandaj, ka kërkuar ekzaminime shtesë në këtë drejtim.

E gjatë së mërkurës, trupi gjykues, bashkë me prokuroren dhe mbrojtjen e të akuzuarit do të dalin në vendin ku ishte gjetur trupi i Donjetës.

Kjo ishte një kërkesë në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, në bazë të së cilit rasti u kthye për herë të tretë në rigjykim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika