Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për kriteret teknike për import, deponim, shitje me shumicë dhe pakicë të karburanteve të ripërtëritshme të naftës dhe pastrimin e rezervuarëve.
“Përmes këtij udhëzimi administrativ përcaktohen kriteret teknike-teknologjike për subjektet që merren me import, deponim, shitje me shumicë, ose me pakicë të karburanteve të naftës dhe atyre të ripërtëritshme dhe import të lëndës së parë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës si dhe pastrimin e rezervuarve”, ka shkruar Hajdari.
Ajo ka bërë të ditur se ky udhëzim administrativ hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në gazetën zyrtare.