Stoltenberg pas takimit me Osmanin e Kurtin: NATO-ja do të vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për një mjedis të sigurt

"NATO do të vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet - falënderova trupat e KFOR-it për rolin e tyre kyç në ruajtjen e stabilitetit rajonal", ka deklaruar shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me Osmanin e Kurtin

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin, Albin Kurti, ka thënë se pati biseda të frytshme mbi situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Stoltenberg ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për një mjedis stabil e të sigurt për të gjitha komunitetet.

Ai ka thënë tutje se ka falënderuar trupat e KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“Biseda të mira me Vjosa Osmani dhe Albin Kurti mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. NATO do të vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet – falënderova trupat e  KFOR-it për rolin e tyre kyç në ruajtjen e stabilitetit rajonal”, ka shkruar Stoltenberg.

Ndryshe, gjatë konferencës për media me presidenten Osmani, Stoltenberg tha se aleanca po shqyrton nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Tani ne po shqyrtojmë nëse duhet të kemi shtim të përhershëm për t’u siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë ndonjë dhunë në Kosovë, apo në rajonin e gjerë. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Aktualisht, ne jemi duke shqyrtuar rregullimet rreth pranisë sonë”, tha ai në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë vizitës në Prishtinë, e cila është në kuadër të një turi ballkanik, Stoltenberg tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1 mijë trupa – që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës – tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë.

“Ne vërtetë po investojmë në sigurinë e këtij rajoni, sepse siguria e njerëzve në këtë rajon, stabiliteti në këtë rajon, ka rëndësi për sigurinë tonë”, tha ai.

Shefi i NATO-s tha se aleanca është duke kryer një shqyrtim të pranisë ushtarake “që përfshin Bosnje e Hercegovinën dhe po ashtu Kosovën”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika