Rohde: Kosova të bëjë më shumë përpjekje për t’i zbatuar marrëveshjet me Serbinë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të përpiqet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Kosova që të përpiqet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Rohde, këtë e ka thënë përmes një postimi në platformën X, derisa ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen e tij në tryezën e sotme me përfaqësues të BE-së.

”I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por nevojitet më shumë bashkëpunim në mes të partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, ka shkruar Rohde.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika