Publicisti, Veton Surroi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova ka nevojë për siguri juridike në relacion me Serbinë.
“Kosova ka nevojë për siguri juridike në relacion me Serbinë dhe ka nevojë të njihet si palë e barabartë nga Serbia”, ka thënë Surroi.
Ai ka thënë se marrëveshja e Brukselit krijon siguri juridike të mjaftueshme për të filluar procesin e negociatave.
“Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar, e deponuar në Kombet e Bashkuara si traktat ndërkombëtar, krijon siguri juridike të mjaftueshme për të filluar procesin e negociatave për marrëveshjen gjithëpërfshirëse përfundimtare”, ka thënë Surroi.
Sipas tij, kjo gjendje do të krijonte hapësirë të mjaftueshme. “Kjo gjendje do të krijonte hapësirë të mjaftueshme, mungesë të tensioneve në vend për të biseduar për të gjitha çështjet, përfshirë dhe për këtë draft-statut”, ka thënë tutje publicisti.