Sergiy Kyslytsya, është shprehur se nga njëra anë ai e quan dorëheqjen e diplomatit rus Boris Bondarev si një akt të guximshëm, por, nga ana tjetër ai ndihet i zhgënjyer pasi që të tjerët diplomatë nuk kanë reaguar ndaj së keqës.
Ai është shprehur se është bërë i njohur vetëm një rast me dinjitet dhe standarde morale kundër së keqës, pra, ai e quan dorëheqjen e diplomatit rus diçka të guximshme.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer gjatë tre muajve dhe duke pasur parasysh shifrat e shërbimit të jashtëm rus, është i njohur vetëm një rast i një personi që ka dinjitet dhe standarde morale për të folur kundër të keqes”, ka thënë Kyslytsya për CNN.
Boris Bondarev, një veteran njëzetvjeçar i shërbimit diplomatik të Rusisë, të hënën ka njoftuar dorëheqjen e tij, në shenjë proteste ndaj shtetit të tij për luftën në Ukrainë.
Kyslytsya tha se diplomatët rusë që vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përfundimisht do të përballen me përgjegjësi për veprimet e tyre.
“Më duhet të përballem me diplomatë rusë çdo javë, të paktën një ose dy herë, në Këshillin e Sigurimit. Është kaq e vështirë sepse nuk mund ta besosh, që njerëzit mund t’i dëbojnë ato gënjeshtra kaq troç. Por ju e dini, siç thashë në një nga takimet e para, gënjeshtra dhe gënjeshtra dhe gënjeshtra në thelb është të sigurojë që ata të kenë siguruar vendin më të mirë, nëse mundem, në ferr për ta”, ka thënë Kyslytysa.
Sipas tij gjithçka që thuhet nga ata në Këshillin e Sigurimit mundet dhe do të përdoret në një gjykatë që do të krijohet.
Kyslytsya hoqi një paralele midis diplomatëve rusë sot dhe fatit përfundimtar të Joachim von Ribbentrop, ministrit të jashtëm të Gjermanisë naziste. Von Ribbentrop u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje në gjykatën e krimeve të luftës në Nuremberg, pas Luftës së Dytë Botërore.
Ambasadori shtoi se kur Ribbentrop mohonte njohuritë e tij për kampet e përqendrimit prap përfundoi duke u dënuar.
Shërbyesi diplomatik i Rusisë ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste