Me barazimin e siguruar, Shqipëria tashmë ka siguruar prijësen e listës për grupin E, drejt kualifikimit “Euro 2024”.
Kuqezinjtë barazuan pa gola me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit kualifikuese.
Përkundër që nuk nxorën fitore, skuadra e Sylvinhos në Berlin shkon nga vendi i parë.
45 minutat e parë dhe 7 të tjerë shtesë nuk mjaftuan për t’u tundur rrjeta e bardhë.
Atmosfera është e zjarrtë, por loja jo në nivelin e saj.
Në pjesën e parë kuqezinjtë kishin tri raste shënimi. Nedim Bajrami gjuajti bukur nga distanca në minutën e 36-të, por portieri i Ishujve Faroe ndërhyri me sukses.
Në minutat shtesë fillimisht provoi Myrto Uzuni, ndërsa Mirlin Daku lëshoi rast të artë më pas.
Shqipëria është e para në grupin E me 15 pikë, aq sa ka edhe Çekia në vendin e dytë. Polonia me 11 pikë, Moldavia me 10 pikë dhe Ishujt Faroe me 2 pikë nuk arrijnë kualifikimin.