Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka njoftuar se të paktën 13 mijë e 300 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve të Izraelit.
Izraeli ka sulmuar Gazën që kur militantët e Hamasit vranë 1 mijë e 200 izraelitë dhe morën peng më shumë se 200 njerëz në sulmin e 7 tetorit, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.
Të paktën 5 mijë e 600 fëmijë dhe 3 mijë e 550 gra janë vrarë në Gaza deri më tani, njofton ministria e Shëndetësisë në Gaza.