Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i mitur në Lipjan ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë një të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, dhe pas marrjes së ndihmës së parë, viktima është liruar në shtëpi.
Rasti është iniciuar “Vrasje në tentativë”.
Ndërsa, sipas njoftimit, i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati dhe rasti është duke u hetuar.
“Lipjan 20.11.2023 – 13:00. Pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari i mitur, ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë thikë viktimën e mitur. Pas marrjes së ndihmës së parë, viktima është liruar në shtëpi. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.