“Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon”, kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pas djegies së dy zyrave të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në mëngjesin e së martës.
Po ashtu, Tahiri ka thënë se Vetëvendosja derisa ishte në opozitë i “kallte” institucionet, dhe sipas tij, këtë po e bën edhe në pushtet.
“Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet. Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Të mos harrojmë se para pak kohësh zjarri përfshiu edhe Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë pati edhe një viktimë”, ka shkruar tutje Tahiri në Facebook.
Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka kapluar zjarri mëngjesin së martës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohet për të lënduar.
Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me zjarrin në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).
Në reagimin e tyre thuhet se zjarri është lokalizuar dhe se ende nuk dihen shkaqet.