Dy policë të plagosur nga përplasja me tifozët holandezë në Tiranë

Në të martën e 24 majit në Tiranë, ka pasur trazira nga tifozët Holandezë, ku janë plagosur dy zyrtarë të Policë së Shtetit

Tifozët nga Holanda kanë shkaktuar trazira në kryeqendrën e Shqipërisë, duke u përplasur me Policinë e Tiranës.

Dy zyrtarë të Policisë së Shteti janë plagosur si pasojë e këtyre përplasjeve.

Raportohet se një grup i madh ishin nisur drejt stadiumit “Air Albania”, por Policia e vendit i ka ndaluar pasi aty ndodhen tifozët italianë. Saktësisht, në rrugën “Mustafa Matohiti” ku edhe ka ndodhur përplasja mes tifozëve dhe Policisë.

Ata nuk iu kanë bindur policisë se shtetit, dhe kanë goditur me blloqe betoni veturat e Policisë së Tiranës.

Incident tjetër është shënuar edhe te Pallati me Shigjeta, ku tifozët janë përplasur me Policinë.

Ndërsa, Policia e Tiranës ka shoqëruan tetë shtetas holandazë, pasi u përplasën me një shqiptar. Ky i fundit ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Finalja e Conference League, Roma-Feyenoord, do të mbahet më 25 maj ora 21:00.

Stadiumi shqiptar u zgjodh nga UEFA si vendi ku do të luhet finalja e madhe. Sakaq Shqipëria do t’i mirëpresë mijëra tifozë italianë dhe holandezë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika