Fillon fushata “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka filluar fushatën e mbështetur nga Qeveria gjermane, “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), ka filluar fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”, të mbështetur nga qeveria gjermane.

Sipas njoftimit të MAShTI-t, kjo fushatë bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes në shoqëri, për ndikimin që ka arsimi dhe aftësimi profesional në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit.

I ftuar në fushatë ishte dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se Kosova dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit. Ai ka folur dhe për rëndësinë e arsimit dhe të aftësimit profesional në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij të rastit ka thënë se popullsia e re kosovare është një nga pasuritë më të mëdha, andaj, sipas tij, është detyrë dhe privilegj i tyre që t’i pajisin të rinjtë me mjetet dhe aftësitë e nevojshme për tregun dinamik të punës.

Kryeministri Kurti ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Qeverinë e Gjermanisë e thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës.

“Me këtë rast, i ka ftuar prindërit që të inkurajojnë fëmijët e tyre për të ndjekur sistemin dual të mësimit, në mënyrë që të ndërtojnë këtë urë të qëndrueshme dhe të rëndësishme, si për shtetin dhe ekonominë, ashtu edhe për familjen dhe qytetarin.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti kërkoi që kjo fushatë të shërbejë për partneritetet, ku kompanitë do të shprehin dhe adresojnë interesat dhe nevojat e tyre te Ministria e Arsimit, por edhe te shkollat përkatëse në komunat e tyre”, thuhet në njoftimin e MAShTI-t.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se arsimi dhe aftësimi profesional u jep zgjidhje dhe drejtim shumë ekonomive në botë dhe si i tillë, arsimi dual është një prej mënyrave përmes të cilave Kosova po ec në hap me vendet e zhvilluara.

“Ministrja Nagavci tha se, koncepti i dualitetit i cili dikur shihej me pasiguri dhe rezerva, sot është kthyer në një vlerë sepse shoqëria njerëzore ka evoluar edhe përtej koncepteve të ngurta të së shkuarës dhe tash koncepti dual po shihet si dy pjesë të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën”, thuhet në njoftim.

Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit në gjashtë muajt e fundit ka bërë një varg përgatitjesh për mbarëvajtjen e kësaj iniciative, përfshirë përgatitjen e konkurseve në koordinim me sektorin privat, DKA-të dhe shkollat profesionale, zhvillimin e formatit të kurikulave të arsimit dual, zhvillimin e kurrikulave për klasët 10, 11 dhe 12, organizimin e trajnimeve dhe të mbështetjes profesionale për mësimdhënës, si dhe përgatitjen e dokumenteve pedagogjike të nevojshme për mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Ministrja i ka ftuar ndërmarrësit që të hapin dyert për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit që të përkrahin nxënësit në këtë rrugëtim, e në veçanti ftoi nxënësit që të shfrytëzojnë këto mundësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e tyre”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika