“Pjesë e skenarit për të krijuar një psikozë lufte”, e quan Berisha paralajmërimin e Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për një riorganizim të grupit paramilitar në Rashkë të Serbisë. Berisha e quan këtë një pjesë të një skenari me qëllim të krijimit të një psikoze lufte dhe frike në qytetarë, duke pretenduar se ky skenar synon të justifikojë implementimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën

“Edhe tash nëse ndodh sipas paralajmërimeve të Kurtit, është në suazat e programit, skenarit për të krijuar një psikozë luftë, frikë të qytetarët dhe me e arsyetu implementimin e marrëveshjeve të dëmshme për këtë vend”.

Paralajmërimi i kryeministrit, Albin Kurti, se në Rashkë të Serbisë po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiq, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb, është pjesë e një skenari, sipas deputetit të PDK-së, Hisen Berisha.

E ky skenar, “është i atyre të akterëve që janë ulur në tavolinën e bisedimeve”.

“Mund të jetë i të gjithë akterëve që ulën në tavolinë dhe influencohen nga jashtë, se aty nuk ulen veç me kokën e vet, po kanë edhe influencimin nga jashtë. Vuçiq përfaqëson satelitin e Rusisë në Ballkan…. Edhe nëse ndodh nesër një sulm kryeministri po e din, NATO po e din, BE-ja po e din. Po thotë edhe në Rashkë janë duke u stërvitur edhe e din kush, Radojoçiqi, të cilin ky e ka leju me u largu prej Banjskës, po stërvit njerëzit me ardhë në Kosovë”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika