Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Përmes një postimi, Xhaferi ka thënë se aleatët qëndrojnë fort krah më krah bashkë.
“Në takimin me Jens Stoltenbergun, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, dërguam porosinë se aleatët qëndrojnë fortë krah më krahë bashkë në këtë botë të paparashikueshme, për tu mbrojtur dhe për të mbrojt nga atakët”, ka shkruar Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut ka thënë se anëtarësimi i këtij shteti në NATO ka mundësuar siguri për qytetarët e saj dhe stabilitet ekonomik.
“I dëgjova edhe urimet për vendin tonë për guximin dhe vizionin që solli deri në anëtarësimin e saj të plotfuqishëm në NATO, që mundësoi jo vetëm siguri për qytetarët e saj, por edhe stabilitet ekonomik dhe rritje të shtetit”, ka shkruar ai.