Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shteti serb është operatori i parë dhe i vetëm i armëve kineze në Evropë, ndërsa hapur shfaq agresion të dhunshëm ndaj Kosovës.
Kurti, përmes një postimi në X, ka thënë se sistemi raketor FK-3 është një nga armët kineze të përdoruara nga ushtria e Serbisë, duke përfshirë edhe dronët CH-92.
“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga ushtria serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë gjersa shfaqë hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
The missile system FK-3 (export version of HQ-22) is one of the Chinese weapons used by the Serbian Army, including CH-92 drones. This makes Serbia the first and only operator of Chinese weapons in Europe while openly showing violent aggression towards Kosova.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 21, 2023
Kujtojmë se para pak ditësh, Kurti ka thënë se në Rashkë të Serbisë po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist të Millan Radoiçiq, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb.
Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.
“Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë”, kishte shkruar Kurti të dielën e 10 nëntorit.