Kurti pret në takim shefin e sapoemëruar të misionit të parë të Kosovës në Poloni, Drilon Gashi

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e sapoemëruar të misionit të parë të Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Polonisë, me të cilën vitin e kaluar u formalizuan për herë të parë raportet bilaterale, dhe rolin që do të këtë misioni i ri në Varshavë në realizimin e këtyre synimeve.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, kryeministri Albin Kurti i uroi suksese Gashit në përmbushjen e detyrave, të përgjegjësive e objektivave të përbashkëta, dhe i ofroi bashkëpunim të afërt institucional.

I pranishëm, përkrah kryeministrit Kurti, ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika